Sela: Takimet e Strasburgut pa shqiptarët, janë të papranueshme

Kosovë&Rajon

selaNuk ekziston bllok i mirëfilltë për dalje nga kriza aktuale në Maqedoni. Kështu deklaron për ALSAT M, Zijadin Sela, kryetari i komunës së Strugës dhe kryetar i Lëvizjes për reforma në PDSh. Për të është e papranueshme që në bisedimet që zhvillohen në Bruksel dhe Strasburg, shqiptarët janë lënë jashtë. Sela e shikon zgjidhjen vetëm tek formimi i qeverisë teknike.

Në pyetjen e Alsatit se a sheh kapacitet te krerët e partive shqiptare, Ahmeti e Thaçi për të ndihmuar dhe ofruar zgjidhje për kapërcimin e krizës aktuale, Sela thotë se BDI-ja duhet ta kishte braktisur prej kohësh Qeverinë, si kontributin më të mirë për zgjidhjen e krizës.

Për Selën, qeveria teknike duhet të ketë mandat të qartë, të përgatisë zgjedhje korrekte, për t/i dhënë një impuls të ri vendit, të çliruar nga aferat korruptive të klasës aktuale. Zhurnal

ME TE LEXUARAT