Rrokadë në prokurori, Llalla firmos 4 ndryshime, mes tyre Henrik Ligori

Aktualitet

Adriatik_Llalla_0111Kryeprokurori Adriatik Llalla ka firmosur ndryshime në prokurorin e Durrësit, Krujës, Tiranës dhe atë të Krimeve të Rënda.

Pas propozimeve të këshillit të prokurorëve ish drejtuesi i prokurorisë së Krujës Agron Gjana kalon kryeprokuror në Durrës, ndërsa në vend të tij është komanduar Florjan Borja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Henrik Ligori nga krimet e rënda është emëruar zv.prokuror rrethi në Tiranë, prokurori në të cilën drejtues është Petrit Fusha.

Ndërsa zv.prokuror tek krimet e rënda është emëruar Besim Hajdarmataj i cili më parë ka mbajtur postin e drejtuesit në Durrës.

ME TE LEXUARAT