Rreziku është tek porta, hackeri merr nën kontroll avionin nga kompiuteri

Teknologji

hackeri-fbi-avionRreziku nga teknologjia eshte tek porta. Sa me shume komoditete dhe perparim qe shenohet, aq me te medha jane vrimat dhe hapesirat e rrezikut. Një ekspert i kibernetikës, Chris Robert, deklaroi per FBI-në se ka hyrë në mënyrë pirate (hacker-uar) kompjuterin e një avioni pasagjerësh rreth 20 herë.

Ai ka thene se e ka bare kete dhe jo vetem kaq, pasi ka marrë kontrollin e motorit të një avioni gjatë një udhëtimi. CNN, i cili citon një dokument të Gjykatës Federale. Roberts u arrestua nga FBI në prill gjatë mbërritjes së tij në Nju Jork, me një fluturim të United Airlines. Autoritetet kishin ndjekur disa postime të tij në Twiter gjatë fluturimit, ku fliste për hacker-im të mundshëm të avionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

FBI i ka paraqitur kërkesën një gjykate të Nju Jorkut, në të cilën bëhet fjalë për krime të mundshme informatike. Gjatë marrjes në pyetje nga FBI në shkurt dhe mars, sipas dokumentit, Roberts u ka thënë hetuesve se kishte ndërhyrë 15-20 herë në fluturime, nga viti 2011 deri më 2014-n. Në një rast, eksperti i kibernetikës kishte arritur të merrte kontrollin e një motori të një avioni në udhëtim, duke shtypur nga kompjuteri komandën “Clb”, domethënë “Climb”, merr kuotë.

Komanda ishte kryer nga një prej motorëve të avionit dhe për pasojë avioni ‘ishte spostuar lehtësisht gjatë këtij fluturimi”.

Roberts ka thënë se ishte në dijeni të falimentimit të sistemeve informatike të tre modeleve të Boeing dhe një modeli Airbus. Gjatë muajit prill, një raport i hetuesve të Government Accountability Office, një agjenci e qeverisë federale amerikane, shpjegonte se qindra avionë në fluturim në të gjithë botën janë në rrezikun e hacker-imit, sidomos ata të gjeneratës së fundit, sepse sipas tyre, kompjuterët e tyre mund të manipulohen apo të nxirren nga përdorimi falë rrjetit wirless që është për pasagjerët.

ME TE LEXUARAT