Tre Urat Çarçovë, bllokohen 26 klandestinë, prangoset sekseri që merrte 1 mijë EUR/person

Aktualitet

klandNë tre Urat Çarçovë, nga Specialistët e Policisë Kufitare u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Topoviti, 45 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale të ”Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal, për arsye se:

Më datë 19.05.2015, rreth orës 23:30, nga ana e efektivave të Stacionit të Policisë Kufitare Tre- Urat,  Çarçovë, në vendin e quajtur ”Qymyri” në afërsi të fshatit Zhepe, janë ndaluar 26 shtetas të vendeve të treta, të cilët shoqëroheshin nga shtetasi i mësipërm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas intervistimit të bërë,shtetasit e huaj deklaruan se donin të iknin në vendet e BE-së, dhe për këtë ishin lidhur me një shtetas arab, i cili kishte marrë përsipër kalimin e tyre nga Greqia në Mal të Zi nëpërmjet Shqipërisë, kundrejt një pagese prej 1.000 eurosh për person. Po punohet me palën greke për kapjen e shteasit Arab.

Shtetasi u ndalua në ambientet e paraburgimit të D.P.Q.Gjirokastër si edhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për ndjekje të mëtejshme ligjore në lidhje me veprën penale të parashikuar nga neni 298 I Kodit Penal.” Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".

ME TE LEXUARAT