Robinho shkëput kontratën me Milanin

Sport

robinhoSulmuesi brazilian Robinho ka shkëputur kontratën me Milanin dhe është i lirë që të firmosë kontratë me skuadrën e Santosit, përcjellin të martën mediumet e huaja.

Robinho 31-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni ishte huazuar te Santosi nga skuadra e Milanit, e cila kishte marrë përsipër gjysmën e rrogës së tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë, Robinho ka arritur marrëveshje me Milanin për ta shkëputur kontratën që i skadonte në vitin 2016.

"Robinho prej datës 1 korrik do të jetë futbollist i lirë. Ai tashmë ka shkëputur kontratën me Milanin dhe pritet të firmosë me ekipin tonë", ka thënë presidenti i Santosit, Modesto Junior Roma.

Robinho në verën e vitit 2010 ishte transferuar te Milani nga Manchester City për 20 milionë euro. Ai me fanellën e ekipit italian ka shënuar 32 gola në 144 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

ME TE LEXUARAT