Rama: S`kam thënë që do të vendosim veto për Maqedoninë në NATO

Aktualitet

rama-veto-natoKryeministri Edi Rama deklaroi të martën në Tiranë se Shqipëria nuk ka vendosur veton për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Rama tha se “kam nënvizuar e nënvizoj atë që është nënvizuar në samitin e Wellsit” , duke hedhur poshtë zërat rreth një deklarate të tij se Shqipëria do të vendosë veton sa i takon anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

“As kam kërcënuar e as kam shfaqur ndonjë qëndrim për veto. Fjalën veto e keni thënë ju me ndihmën e mendimtarëve e politikanëve të caktuar të Tiranës”, iu përgjigj Rama pyetjes së gazetarëve. Ne, vijoi kreu i qeverisë shqiptare, jemi anëtar të NATO-s e flasim në emër të NATO-s, kur është fjala për t’i dhënë zë deklaratave të Samitit të Wellsit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Samiti ka përfshirë në objektivat e tij që Maqedonia të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike. E themi e do ta themi me plot të drejtë. Nuk ka as kërcënin e as bllokim, por thjesht qëndrim”, deklaroi Rama.

Kryeministri Rama më tej konfirmoi edhe vizitën e Kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski këtë pasdite në Tiranë, i cili do të jetë pjesë e forumit ekonomik dy ditor të Vjenës që do të nis punimet në orën 19.00 në Pallatin e Brigadave.

Pak ditë më parë, duke folur për Kumanovën, Rama tha se kjo Maqedoni që nuk respekton “Marrëveshjen e Ohrit”, nuk mund të jetë pjesë e NATO-s.

ME TE LEXUARAT