Rama në Prishtinë, vendoset shtatorja e Ismail Qemalit

Kosovë&Rajon

ismail-qemali15Sot në Prishtinë zbulohet shtatorja e heroit Ismail Qemali, ku në ceremoninë e zbulimit të shtatores, i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të Komunës së Prishtinës, e cila ka organizuar ceremoninë e zbulimit të kësaj shtatore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtatorja do të vendoset para ndërtesës së re të Qeverisë, tek ish- pallati i Shtypit. Shtatorja e Ismail Qemalit është vendosur para kësaj ndërtesë pasditen e djeshme.

Gjatë kësaj ceremonie, do të performojnë kori i filarmonisë së Kosovës dhe ansambli “Rexho Mulliqi”.

Idetë e projektit të vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë dhe të Hasan Prishtinës në Vlorë, u patën shpalosë në nëntor të vitit 2014, në një takim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me delegacionin e intelektualeve nga qyteti i Vlorës.

Vendosja e shtatores e simbolizon rolin e Ismail Qemalit në pavarësinë e shqiptareve si dhe në zhvillimin e kombit shqiptar.

ME TE LEXUARAT