Rama në një biznes fason: Mbështetje nga qeveria

Politikë

Fasoni 21000 metra katror me një qera 1 euro, është ndihma që sipërmarrjes “Mito shpk” i është dhënë në kuadër të politikave nxitëse të qeverisë për rritjen e punësimit dhe nxitjen e sipërmarrjes.“Brenda 6 muajve në janar të vitit të ardhshëm do të spostohemi tek ambienti i ri. Do të shtojmë fuqinë punëtore, por kemi edhe disa iniciativa shumë pozitive si krijimi i produkteve tona dhe dëshirojmë që të krijojmë edhe një shkollë profesionale. Është një program tepër ambicioz.

Aktualisht, sot, kam 400 punëtorë. Në ambientet e reja për 2 vjet objektivi është që të kemi 800 punëtorë,” i tregoi sipërmarrësi Kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës në këtë fabrikë në Kuçovë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke iu përgjigjur interesit të Kryeministrit sa i takon nivelit të pagesave në këtë sipërmarrje pronari i saj u shpreh se pagat nuk janë minimale siç është krijuar ide e gabuar për biznesin fason.

“Personi që hyn ditën e parë ka një rrogë minimale që është rroga prej 20 mijë lekë, plus 50 mijë sigurime shoqërore, 25.000 lekë. Dhe, kjo është për ata që sa hyjnë, por ka edhe persona në fabrikë që në bazë të procesit të punës arrijnë të kenë një pagë 2 milionë lekë”, u shpreh sipërmarrësi.

Kryeministri Edi Rama theksoi mbështetjen për të gjitha bizneset drejt krijimit të ciklit të mbyllur të produkteve brenda vendit. Kryeministri vlerësoi se është pjesë edhe e programit të qeverisë bashkëngjitja e këtyre sipërmarrjeve me shkollat profesionale.

“Ne do t’i mbështesim të gjithë ata të cilët si ju janë gati për ta bërë këtë kapërcim dhe kjo e bashkëngjitjes së shkollave profesionale me këto sipërmarrje, është pjesë e programit tonë.

Në bashkëpunim me bashkinë e re ne do të identifikojmë edhe vendin dhe do të bashkëpunojmë përmes Ministrisë së Mirëqenies që të ndërtojmë shkollën profesionale. Kështu që 50% e kohës të kalojë në shkollë dhe 50% e kohës të kalojë në ndërmarrje. Kjo në mënyrë që dija e marrë në shkollë mos të jetë teorike dhe nga ana tjetër eksperienca e marrë në ndërmarrje të vlejë. Sapo të mbarojnë shkollën këta nxënës të jenë të gatshëm për t’u futur si pjesë e kualifikuar e krahut të punës në ndërmarrje në nivele të ndryshme. Për këtë ne do t’iu mbështesim shumë fort,” nënvizoi Kryeministri Rama.

Zhvillimi i industrisë dhe kalimi nga faza e produkteve gjysmë të gatshme drejt ciklit të mbyllur brenda vendit mbeten një objektiv i qeverisë.

Drejtuesi i ndërmarrjes e njohu Kryeministrin me planin ambicioz të zgjerimit të biznesit dhe zhvendosjes brenda gjashtë mujorit të ardhshëm në ambientin e marrë me një qera simbolike, duke dyfishuar fuqinë punëtore dhe duke krijuar gjithashtu një shkollë profesionale.

ME TE LEXUARAT