Rama në Kukës flet për eksodin: Shqiptarët s`u varfëruan në 18 muajt e fundit

Aktualitet

rama2015Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet ne Kukes, prezantoi të shtunën kandidatin e mazhorancës për kete bashki në veri te vendit. Hasan Halilaj u prezantua para qytetareve nga kreu i qeverisë i cili e konsideroi kandidaturën e tij në krye të bashkisë, si personin që do ta fusë Kukësin në “drejtimin e duhur”.

Duke folur per çështjen e eksodit që ka prekur së fundmi këtë qark, Rama vuri në dukje se varfëria e kësaj zone nuk ka ardhur në 18 muajt e fundit, por është akumuluar ndër vite. “Është e turpshme që spekullohet me atë çka ndodhi para pak javësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas vendosjes së regjimit të lirë të vizave, qytetarët kanë ikur e vazhduar të ikin, sepse kërkesa për një jetë të mirë nuk është një kërkese që e ka një familje në Kukës, por kudo, sidomos në zona që kanë vështirësi. Ikja përmes regjimit të lëvizjes së lirë nuk filloi në 18 muaj, por shumë kohë më parë”, tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi se Kukësi nuk u varfërua në këto 18 muaj, por gjatë viteve të tëra izolim e varfërim. “Sepse ato që po bëjmë ne sot duhet të ishin bërë vite më parë. Kanceri që kapi çdo sektor të shtetit duhet të ishte operuar vite më parë dhe të mos ishte lënë të përhapej. Por, unë besoj se të gjithë së bashku ne jemi në gjendje ta përshpejtojmë kthesën dhe të dalim me shpejtësi në rrugën e re që kemi projektuar”, vijoi kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se edhe në spitalin e Kukësit vihen re ndryshime të prekshme falë investimeve, ndërsa premtoi edhe projekte të tjera për qytetin verior. Rama rikujtoi premtimin për shëndetësinë falas, për të cilin tha se kemi marrë kthesën drejt objektivit tonë.

“Nuk i kemi zgjidhur gjithë problemet e shëndetësisë. Kemi furnizuar të gjithë spitalet dhe barnat i marrin në spital falas. Kemi ulur 30 % çmimin e ilaçeve dhe kemi kursyer 17 milionë dollarë nga ulja e çmimit duke bërë që fondi ynë të jetë më i madhi i investimit. A mund të themi që shëndetësia është falas sot, absolutisht jo. Por kemi marrë drejtimin e duhur për të shkuar drejt kësaj”, tha kryeministri.

I pranishëm gjatë prezantimit të Hasan Halilaj për bashkinë e Kukësit, ishte edhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili njohu banorët me projektet e qeverisë për rimëkëmbjen e këtij qarku. Sipas ministrit Panariti, janë disa investime që do të kryhen në këtë zonë që do t’u vinjë në ndihmë banorëve për prodhimin e produkteve bujqësore, konkretisht në Shishtavec, apo investiemt që do të kryhen në qendrën e bimëve medicinale në këtë qark.

Ndërsa kandidati i koalicionit te majte për Bashkinë e Kukësit, premtoi se do të vijonte punën për të qënë pranë qytetarëve. Halilaj rikandidon për kryetar bashkie i propozuar nga LSI.

ME TE LEXUARAT