Rama dhe Thaçi në konferencën për bashkëpunim rajonal në Bruksel

Kosovë&Rajon

brukselNë Bruksel po zhvillohet sot konferenca për bashkëpunim dhe zgjerim të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të “Ditës së Bashkëpunimit Rajonal”.

Në konferencë marrin pjesë edhe Kryeministri, Edi Rama, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë konferencë të nivelit të lartë, e cila është vazhdimësi e asaj të Berlinit dhe vjen para konferencës së Vjenës, do të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të shteteve të rajonit dhe deputetë të Parlamentit Evropian.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme kosovare, konferenca organizohet nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Zyra Përfaqësuese e Landit të Baden-Württembergut në Bashkimin Evropian, si dhe nga Fondi Evropian për Ballkanin.

ME TE LEXUARAT