Prezantohet modeli i Audit të vitit 2017

Teknologji

audi2017Ky model i Audit, pritet të jetë gjysëmautomatik i bazuar në konceptin Prologue. Makina do të ketë teknologjinë OLED për ekranet e brendshme dhe sistem kontrollues me prekje.

Zyrtari i  bordit për zhvillim teknologjik ne kompanine gjermane, Ulrich Hackenberg ka konfirmuar se gjenerata e re A8 do të ketë turbombushës elektrikë, por akoma nuk dihet cilët motora do të pajisjen me ta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Audi A8 do të ketë një motor të ri V6 turbodisel me 286 kuaj fuqi, ndërsa modeli V12 do të zbresë nga 6.3 në 6.0-litër me 585 kuajfuqi. Modeli i “zjarrtë” S8 do të vazhdojë të mbajë performanca e njëjta. Ai do të ketë motor V8 4.0 litër me 580 kuajfuqi.

ME TE LEXUARAT