Pinin kafe me pistoleta në lokal, arrestohen dy persona në Kamzë

Aktualitet

polici-vloreDy persona janë arrestuar nga policia në zonën e Kamzës pasi janë kapur me armë pa leje.

Mësohet se shtetasit Pashk Marashi dhe Bedri Azemi kanë rënë në pranga pasi efektivat e policisë së komisariatit nr.5 u kanë gjetur dy armë pa leje, një pistoletë Zastava dhe një TT.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njëra nga pistoletat ka qenë me silenciator ndërsa janë sekuestruar edhe 100 fishekë. Arrestimi i dy personave ka ndodhur ne lokalin ku ata po pinin kafe pasi policia ka nderhyre bazuar ne disa informacione operative ne lidhje me armet qe ata mbanin.

Pas vendosjes në pranga të dy personave policia tha se dosja i ka kaluar prokurorisë.

ME TE LEXUARAT