Përplasja me armë në Tiranë, hakmarrje për vrasjen në Holandë, ja i arrestuari i parë

Aktualitet

vrasja-tiraneKonfirmohet emri i personit të parë të arrestuar nga policia e Tiranës në lidhje me përplasjen me armë që ndodhi tek Fakulteti i Shkencave të Natyës, në Tiranë të mërkurën pasdite.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin Markelian Doci. Ky shtetas është nipi i Mentor Lufit (Docit), i cili mbeti i vrarë në ngjarjen e të mërkurës.

Sipas policisë, Markeliani dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj shtetasit Besnik Sulkun pasi ky i fundit ia ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me armë me qëllim që të vriste Mentor Lufin dhe Gerti Goxhan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka dyshime se vrasja e ndodhur sot në Tiranë ka lidhje me një vrasje që ka ndodhur në Roterdam të Hollandës pak muaj më parë.

Atje mbetën të vrarë dy persona, njëri prej të cilëve ishte vëllai i Besnik Sulkut. Ky i fundit mendohet se ka dashur të hakmerret sot në Tiranë mesa duket duke gjetur edhe momentin kur e gjithë vëmendja e policisë së shtetit ishte përqendruar tek vizita e kryeministrit serb Aleksandër Vucic.

vrasja-tirane2015Identifikohen viktimat e perplasjes me arme

Identifikohen personat qe mbeten te vrare nga perplasja me arme ne Tirane pasditen e te merkures. Nje nga viktimat mendohet se eshte shtetasi Mentor Lufi, 39 vjec, nga Bulqiza. Dy viktimat tjera mesohet se jane Besnik Sulku dhe Gerti Goxha.

Policia: Jane tre te vrare nga perplasja ne Tirane

Policia e shtetit ka thene se jane tre persona qe kane mbetur te vdekur nga perplasja me arme e ndodhur te merkuren ne Tirane ne zonen e stacionit te trenit, perpara Fakultetit te Shkencave Sociale.

Thuhet se personat e perfshire ne ngjarje jane nga zona e Bulqizes. Policia e shtetit njoftoi se jane arrestuar personat e dyshuar si autore te vrasjes se dyfishte te ndodhur sot tek Fakulteti i Shkencave te Natyres ne Tirane.

Burime te policise bejne me dije se forcat e rendit kane rrethuar zonen dhe kane shoqeruar pese persona ndersa autoret e ngjarjes jane arrestuar.

Behet me dije se autoret e krimit jane kapur rreth 50 meter larg vendit te ngjarjes ku nderkohe jane bllokuar nje arme zjarri automatik dhe dy pistoleta.

vrasjaaaAutoret e krimit mesohet se kane qene me dy makina, një BMW me targa AA 001 IK Benz dhe një Tuareg me targa AA 097 KE.

Ngjarja

Dy persona dyshohet se ka mbetur te vdekur nga nje perplasje me arme qe ka ndodhur pasditen e sotme ne Tirane.

Policia flet edhe per nje person te trete te plagosur. ndersa autoret dhe viktimat thuhet se jane konfliktuar ne nje kazino. Ngjarja ndodhi tek Fakulteti i Shkencave te Natyres ne Tirane rreth ores 18.30.

Policia ka bere me dije se te perfshire ne ngjarje kane qene disa persona. Dy prej tyre u qelluan me arme para Fakultetit te Shkencave Sociale ku me pas gjeten vdekjen ne vend.

Ne vendin e ngjarjes raportohet se ka mbetur edhe nje person i plagosur ndersa policia ka shkuar aty dhe ka nisur hetimet ne lidhje me krimin.

Fillimisht ne vendin e ngjarjes eshte raportuar per nje te vdekur e nje te plagosur, por me pas konfirmohet se viktima e dyte ka gjetur vdekjen ne spital.

Banoret: Degjuam 8 te shtena me arme zjarri

Banore te zones dhe deshmitare te vendit te ngjarjes kane thene se ne vendin ku u vrane dy personat jane degjuar tete te shtena me arme.

Sipas deshmive te banoreve, viktimat ndodheshin ne nje makine luksoze me ngjyre te zeze. Behet me dije se ngjarja ka ndodhur pasi autoret dhe viktimat kane dale nga nje kazino.

Sipas te dhenave nga vendi i ngjarjes, autoret dhe viktimat e krimit kane qene ne dy makina, nje BMW prodhim i viteve te fundit dhe nje Tuareg.

ME TE LEXUARAT