Përmirësohet gjendja e Michael Schumacher

Sport

vajza-schumacher“Michael Schumacher po përmirësohet në mënyrë konstante”. Kjo është fjalia e menaxheres së ish 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Sabine Kehm që ngroh zemrat e tifozëve të gjermanit. Në një mesazh të dhënë në videointervistë, ajo shton: “Jemi të lumtur që konfirmojmë se Michael po bën progres pas gjendjes së rëndë që kaloi si pasojë e incidentit në pistën e skive”.

Gjithsesi, Kehm nuk kërkon të ngjallë shumë entuziazëm duke theksuar se do të duhet shumë kohë dhe do të jetë një betejë e gjatë për të dhe të gjithë njerëzit që i rrinë pranë. Që prej 29 dhjetorit të vitit 2013 kur në pistën e Meribel përplasi kokën, Schumit nisi një betejë të vërtetë mbijetese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Frakturat celebrale dhe zgjimi nga koma janë mbajtur larg vëmendjes mediatike. Gjatë 17 muajve të fundit kanë qarkulluar zëra të ndryshëm rreth gjendjes reale të ish kampionit, i cili ndodhet në dhomën-spital në rezidencën e tij në Zvicër ku ndiqet nga një ekip prej 15 mjekësh mes të cilëve fizioterapistë dhe neurologë të koordinuar nga Richard Frackowiak.

Gjatë muajit të fundit, muri i privatësisë është rrëzuar nga zëdhënësja e Kehm, e cila theu heshtjen dy javë më parë duke theksuar se Michael ka bërë hapa të vegjël përpara. Gjatë pranverës, ai mund të qëndrojë për disa orë në ajër të pastër dhe fakti që zëdhënësja ka nisur të kontaktojë sërish me mediat është një sinjal pozitiv që të bën të shpresosh për të ardhmen.ssport

ME TE LEXUARAT