PD, Halim Kosova paraqet programin për taksa më të ulëta

Politikë

kosova-halim15Halim Kosova prezantoi programin për bizneset e vogla dhe ata që vetëpunësohen. Veç uljes së taskës vendore me 30% ai tha tha se do të kërkojë rikthimin e mbledhjes së saj nga bashkia.

Do të ulet taksa e ndikimit në infrastrukturë për ata që hapin një biznes të ri dhe hiqet për katër vjet taksa vendore për bizneset e reja që punësojnë mbi 50 vetë. Katër procedurat do të mblidhen në një të vetme në Bashkinë e Tiranës. Me fondin e garancisë Kosova tha se është parashikuar hapja e katër mijë vendeve të punës nga bizneset që përfitojnë.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët Kosova tha se bashkinë e zgjeruar të Tiranës e sheh si avantazh për zhvillimin e saj, por problemi i zgjedhjeve të 21 qershorit i diskutuar edhe me vëzhguesit e huaj, siç tha ai, është shit-blerja e votës.

Kandidati i PD, iu kundërpërgjigj edhe deklaratave të Erjon Veliajt se klinikën e tij e kishte ndërtuar pa leje dhe se është legalizuar së fundmi. Kosova tha se në fakt ndërtimi i klinikës është bërë me lejen e Edi Ramës kryebashkiak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pak minuta më vonë vendimin për lejen e godinës e publikoi për mediat Partia Demokratike.

ME TE LEXUARAT