Pasagjeret 6 orë në det, penalizohet agjencia për orarin e tragetit

Aktualitet

vlore-porttMinistria e Transportit dhe Infrastrukturës, njoftoi të martën se trageti i linjës Brindizi-Vlorë, “Red Star”, është ankoruar në portin e Vlorës dhe se të gjithë pasagjerët kanë zbritur.

Përmes një noftimi për shtyp, MTI sqaroi se trageti i linjës Brindizi-Vlorë, “Red Star” planifikohej të ankorohej në portin e Vlorës në orën 15.00. Situata e krijuar në portin e Vlorës, sipas MTI-së erdhi për shkak të mos zbatimit të grafikut për operim. “Trageti është akustuar në Kalatë rreth 11.20 minuta të paradites së sotme. Pasagjerët kanë zbritur të gjithë”, njoftoi MTI-ja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

MTI po ashtu bën të ditur se grafiku i lëvizjeve është i miratuar nga organet kompetente për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe se parakusht është kapaciteti. Në njoftimin e përcjellë për mediat, MTI i bën thirrje operatove që operojnë në transportin detar të zbatojnë direktivat e autoriteteve dhe se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.

“Operatori i linjës së trageteve RedStar do të penalizohet nga organet kompetente sipas ligjit në fuqi, për rastet e shkeljeve të grafikut, duke sjellë pasoja të drejtëpërdrejta tek pasagjerët. Njoftojmë Agjensitë, se nuk janë të lejuara në asnjë rrethanë të shesin bileta jashtë grafikut të miratuar”, apelon MTI.

Grafiku i operatorëve për transport pasagjerësh duke filluar nga dita e sotme do të fillojë të publikohet në portalin online të Ministrisë së Transporteve www.transporti.gov.al, si dhe do të jetë i detyrueshëm për publikim në portalet e Porteve në vend. Për grafikun dhe oraret në Portin e Sarandës, qytetarët luten të njihen me grafikun përmes portalit të Ministrisë. 

ME TE LEXUARAT