Pas John Lennonit, në Durrës vijnë edhe skulpturat e Tina Turner dhe Mick Jagger

Soft

durresTre rokerët më të famshëm botërorë të viteve 70, idhuj të rinisë durrsake e jo vetëm, kanë ardhur të skalitur në bronz për qytetarët dhe turistët në Durrës.

Pas vendosjes së skulpturës së këngëtarit të famshëm të grupit muzikor britanik “Beatles”, John Lennon, në lulishten përballë portit të Durrësit, në afërsi të Torrës Veneciane, parkut ju shtuan edhe dy skulptura të tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tina Turner e Mick Jagger, dy gjigantët e muzikës botërore që frymëzuan shumë breza në botë me këngët e tyre hite, janë skulpturat e fundit që kanë zbukuruar qytetin bregdetar.

Burime nga Bashkia e Durrësit bëjnë me dije se pritet përurimi i tyre në një ceremoni të veçantë në ditët e ardhshme. Skulpturat e fundit janë realizuar nga një grup autorësh nga Tirana.

Këngëtarët janë vendosur përballë me portin e Durrësit. 

ME TE LEXUARAT