Padit të gjithë homoseksualët në emër të “Zotit”

Soft

gjyqNjë femër nga Nebraska ka ngritur padi shtatë-faqëshe të shkruar me dorë që sqaron në detaje padinë kundër të gjithë homoseksualëve në emër të “Zotit” dhe “të birit të tij, Jezu Krishtit”.

Sylvia Driskell, 66-vjeçe, nga Auburn, ka ngritur padi federale të premten e kaluar në Omaha në të cilën ka kërkuar nga një gjykatës federal të marrë vendim nëse homoseksualiteti është mëkat apo jo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Padia shtatë-faqëshe e Driskell, e cila është e shkruar krejtësisht me dorë, e përshkruan femrën si një “ambasadore të akuzuesve të Zotit dhe të birit të tij, Jezu Krishtit”, raporton UPI, transmeton Koha.net.

Të paditurit e paraqitur në fletpadi janë “homoseksualët”, duke theksuar se ky grup përdor edhe sinonimin “gej”.

Në letër-padi ajo citon disa vargje të Biblës dhe thotë se “homoseksualiteti është mëkat dhe se ata, homoseksualët, e dinë se është mëkat të jetosh një herë prej homoseksuali. Për çfarë arsye tjetër do ta mbanin të fshehur orientimin e tyre seksual”.

Driskell do ta përfaqësojë veten në këtë rast.

ME TE LEXUARAT