Padia e ministrit Tahiri për shpifje, Paloka nuk paraqitet në seancë

Politikë

palokaKreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka nuk është paraqitur as sot në seancë për tu përballur me Saimir Tahirin.

Seanca e thirrur dy javë më parë, nuk u zhvillua pasi Paloka nuk ishte i pranishëm, me pretendimin se nuk ishte njoftuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri i Brendshëm ka ngritur padi për shpifje, pasi numri dy i PD ka akuzuar Tahirin se ka lidhje me botën e krimit, e konkretisht me Emiljano Shullazin, i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Dy javë më parë, Tahiri deklaroi se nuk ka asnjë mundësi pajtimi mes tij e Palokës, dhe se nënkryetari demokrat duhet të provojë akuzat, ose përndryshe të dënohet, sic vetë Tahiri është dënuar në gjyqet ndaj familjarëve të Berishës.

ME TE LEXUARAT