OVLUÇK dhe Vetëvendosje protestojnë kundër Gjykatës Speciale

Kosovë&Rajon

kosDeputetët e Kuvendit të Kosovës para se të hynë në Kuvend për të nisur seancën e Kuvendit ku do të shqyrtojnë ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, do të përballen me disa protestues.

Janë organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, të cilët kanë organizuar për sot një protestë gjithëpopullore me të cilën po kundërshtojnë themelimin e kësaj gjykate.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në komunikatën për media të OVL UÇK-së, ku edhe jepet njoftimi për protestën thuhet se me krijimin e kësaj gjykate po degradohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nisur nga fakti se krimet dhe gjenocidi që ka shkaktuar Serbia ndaj popullit shqiptar të Kosovës, asnjëherë nuk janë ndjekur e gjykuar nga gjykatat vendore e ndërkombëtare; duke pasur parasysh se drejtësia ndërkombëtare në Kosovë, përmes UNMIK-ut dhe EULEX-it, vazhdimisht bëri akuza të njëpasnjëshme politike ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; për shkak se, edhe në vendimin që u shqiptua dje kundër Komandantëve dhe bashkëluftëtarëve tonë, të cilët bënë luftë kundër pushtuesit e për t’ia sjellë popullit lirin ë, shihet qartë tendenca për degradimin e luftës sonë çlirimtare; Me këtë rast ftojmë qytetarët pa dallim, që t’i bashkëngjiten masovikisht kësaj proteste, sepse nuk do të lejojmë nëpërkëmbjen e vlerave të Luftës së UÇK-së, e cila vlerë ka përmasë të kombëtare”, thuhet në komunikatën që është dërguar dje.

Paralajmërimi për protestën është bërë për në orën 10:00 dhe e cila do të mbahet para Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Mbështetje kësaj proteste i ka dhënë Lëvizja Vetëvendosje, e cila edhe më herët ka qenë kundër krijimit të Gjykatës Speciale.

Në një komunikatë për media të kësaj lëvizje thuhet se përveç protestës, deputetët e VV-së do të zhvillojnë betejë edhe brenda Kuvendit për të hedhur poshtë propozimin për këtë “padrejtësi speciale” siç e kanë quajtur ata.

ME TE LEXUARAT