Një film i ri i paraqet shqiptarët si trafikantë, vrasës e të korruptuar!

Soft

Shqiptarët kthehen sërish protagonistë të një filmi ‘thriller’, ku episodet e historise vërtiten rreth kokainës, policisë së korruptuar, jetës së natës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

“Hyena” është realizimi më i fundit kinematografik i “Tribeca Film” me regji të Gerald Johnson, i cili i ka vendosur skenat në Londër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Realizimi i tij bëhet edhe më i prekshëm pasi disa nga aktorët janë shqiptarë, përkatësisht Orli Shuka, Xhevat Kelmendi, Shaban Arifi, Alfred Doda dhe Mem Ferda.

Fjala eshte një rreth vicioz mafiozësh turq dhe shqiptarë, të cilët kanë si ndërmjetës një njësi policie antidroge të drejtuar nga detektivi Michael Logan. Pra deri diku filmi shfaq një lidhje të krimit me pushtetin, sepse  detektivi është personi që mbyll pazaret e pista mes bandave, ku sigurisht ka edhe pjesën e tij të konsiderueshme të fitimit.

Aksioni në film merr më tepër jetë në momentin kur del në skenë një tjetër bandë shqiptarësh me në krye vëllezërit Kabashi. Aty palëve u duhet të luftojnë për terren në pushtetin e mafies.

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët përfshihen në skenare të tillë hollywood-ian. Mediet ndërkombëtare e kanë komentuar gjatë këtë film, duke dhënë edhe vlerësimin maksimal, të paktën për realizimin e tij.

Ndër të tjera “Wall Street Journal” shkruan në një artikull se tashme ka ikur koha e mafies ruse dhe ish-jugosllave, pasi filmi “Hyena” i ka hapur rrugë bandave shqiptare. Ajo çfarë vijon për “Hyena”-n është se përpos publikimit në kinematë britanike, historia që flet për hakmarrje, tradhti dhe hierarki  në mafie do të shfaqet në festivalin e Kanës. Me heret ka qene filmi Taken qe ka bere nje portretizim negativ per shqiptaret.

ME TE LEXUARAT