Një delfin viziton bregdetin e Kavajës, e pikas 19 vjeçari

Soft

delfinPlazhi i Divjakës mbrëmjen e djeshme ka patur një vizitor të rrallë në brigjet e tij.

Ka qënë 19 vjecari Ardit Murrizi ai që ka pikasur një delfin të vogël i cili ishte shumë pranë bregut.

I mahnitur dhe i habitur njëkohësisht nga pamja që po shihte, është afruar dhe e ka kapur me duar delfinin i cili cdo herë e më shumë tentonte të dilte drejt bregut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi bashkë me shokët e tij kanë rikthyer në ujë delfinin, kanë përfituar nga rasti shumë i rrallë dhe kanë bërë foto të ndryshme duke i shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

Peshkatarët e zonës janë shprehur së arsyeja që ky vizitor i rrallë ka dalë në breg janë ujrat e ndotura dhe për rrjedhojë, këto kafshë të mrekullueshme gjithmonë tentojnë të dalin nga uji.

Kjo është vizita e dytë e vizitorëve të rrallë në brigjet e Divjakës pasi vetëm pak ditë më parë ka qënë një breshkë uji ajo që ka vizituar plazhin e Divjakës.

ME TE LEXUARAT