Në Afganistan vriten 22 militantë talebanë

Bota

talebaneSi pasojë e konflikteve mes militantëve talebanë dhe forcave të sigurisë në rajonin Fajab në veri të Afganistanit janë vrarë 22 militantë, raporton AA.

Drejtori i policisë së rajonit Farjab, Muhammad Nabi Elham, theksoi se militantët talebanë ndërmorën sulme në të njëjtën kohë në rajonet Karamkol, Devlet Abad, Shirin Tegab, Hoca Sebzpush, Kaysar dhe Gormaç të Farjabit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Elham ka deklaruar se gjatë konflikteve janë vrarë 22 militantë dhe ka shtuar më tej se janë plagosur edhe 25 militantë dhe 3 pjesëtarë nga forcat e sigurisë. Ai ka theksuar se organizata e talebanëve ka pësuar humbje të shumta në ditët e fundit dhe se forcat e sigurisë janë të përgatitur ndaj çdo kërcënimi të mundshëm.

Ndërsa zëdhënësi i talebanëve, Qari Jusuf Ahmadi ka pretenduar se si pasojë e konflikteve janë vrarë 5 anëtarë të forcave të sigurisë.

Organizata e talebanëve me ardhjen e pranverës në kuadër të operacionit "Këmbëngulja" të filluar dy javë më parë ndërmerr sulme të ndryshme në të gjithë vendin. Tre ditë më parë ata ndërmorën sulme ndaj shtëpisë së një zyrtari vendor në komunën Hoxha-i Gar të rajonit Tahhar, ku si pasojë u vranë 23 anëtarë të organizatës.

ME TE LEXUARAT