Ndihmonte 34 klandestinë për të kaluar kufirin, arrestohet 37-vjecari

Aktualitet

policia-klandestineNjë i ri nga Fieri u zbulua të kishte marrë përsipër plot 34 klandestinë për t'i kaluar nga jugu i Shqipërisë në Malin e Zi, me synimin për të depërtuar në vendet e Bashkimit Evropian.

Bledjan Lapi, 37 vjeç, banues në Fier, është arrestuar pasi natë duke gdhirë dita e sotme është kapur në flagrancë në rrugën automobilistike "Bajzë ? Hot", pikërisht në afërsi të kishës së fshatit Hot, me një kamionçinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia tha zyrtarisht se Lapi po transportonte me këtë kamionçinë 34 shtetas të vendeve të treta.

Policia tha se materialet në ngarkim të shtetasit Bledjan Lapi, i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për hetime të mëtejshme, për veprën penale "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit"

ME TE LEXUARAT