Mjekja e mbyti pacientin, i dha dozë 21 herë më të madhe

Soft

pacienriPacienti që vuante nga skizofrenia, ka vdekur nga një “mbidozë masive” që i është dhënë nga mjekja.

Amanda Young i ka dhënë pacientit Joshua Gafney, përbërjen e gjashtë shisheve clozapine - kur mjaftonte vetëm një lugë çaji.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetëm dy orë pas, djaloshi 22-vjeçar ka vdekur si pasojë e dozës 21 herë më të madhe.

Mjekja 40-vjeçare, ka thënë në gjyq se “nuk i ka parë” shënimet kryesore në përshkrimin e barnave, duke bërë që ajo të ngatërroi sasinë e medikamentit.

Familja e Gafney ka ngritur shqetësim për sasinë e tepërt, duke thënë se kjo është bërë nga pakujdesia.

Në gjyqin që është ende duke vazhduar, Young është deklaruar e pafajshme dhe se nuk ka bërë asgjë me qëllim.

ME TE LEXUARAT