Ministria e Bujqësisë: Mielli me aflatoksinë u bllokua në disa qytete

Aktualitet

mielli-shqiptarMinistria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave deklaron se mostrat e miellit të rezultuara të ndotura me aflatoksinë janë konstatuar në disa subjekte në Tiranë, Fier në magazinat e tyre të shpërndarjes.

ne nje reagim per median, ky dikaster thote se ndërkohë po vazhdon kontrolli në Durrës, Korccë, Vlorë etj.  AKU ka bërë bllokimin e ngarkesës dhe po gjurmon origjinën e ndotjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Analizat janë kryer nga ISUV me metoda të certifikuara ndërkombëtarisht.  Mostrat do dërgohen për rianalizim edhe në një institut të referencës të BE.  Politizimi i bërë nga opozita është absurd dhe i dëmshëm për sigurinë e Konsumatorit", theksohet ne deklarate.

Njoftimi per media u shpernda pas akuzave te Partise Demokratike e cila theksoi se goditja e kompanise AgroBlend po behet me urdher politik pasi i perket kandidatit te PD ne Bashkine e Vores, Fiqiri Ismaili.

ME TE LEXUARAT