Ministri Hyseni : AKI kurrë nuk na informoi për Kumanovën

Kosovë&Rajon

skender-hyseni1Kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni tha “se nuk ka pasur kurrë raport nga AKI për grupin e armatosur që luftoi në Kumanovë”.

Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe drejtori i Policsë, Shpend Maxhuni. Sipas informacioneve që ka Policia e Kosovës, në Kumanovë janë vrarë 9 shtetas kosovarë dhe janë arrestuar 21 të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri Hyseni ka mohuar se ka thënë para mediave se di gjithçka në lidhje me situatën në Kumanovë por nuk do të flasë, sipas Kosova Press.

Por, nga ana tjetër, Aida Dërguti, anëtare e Komisionit për Mbikqyrjen e AKI, tha se në një mledhje të mbyllur të mbajtur nga përfaqësuesit e këtij intitucioni se më 23 shkurt AKI ka informuar presidenten, kryeministrin dhe se ministri i brendshëm ka qenë në dijeni për ngjarjen që do të ndodhë në Kumanovë.

Biles, deputetja Dërguti tha se Qeveria e Kosovës dhe ministri i Brendshëm duhet të marrin përgjegjësi pë rata qytetarë që janë arrestuar në Maqedoni, informon Kosova Press.

Ministri Hyseni e ka quajtur këtë një deklaratë të pastër politike. Ai tha se ende nuk ka një numër të saktë të të vrarëve dhe të arrestuarve sepse sipas tij autoritetet maqedonase po luajnë me mënyrën e dorëzimit të emrave. / Marrë nga Kosova Press

ME TE LEXUARAT