Milani bën "tris" ndaj Torinos

Sport

milani-trisMilani shkëlqen më në fund në “San Siro” në ndeshjen e fundit në stadiumin e tij për këtë sezon, teksa me 10 vetë arrin të mundë 3-0 Torinon duke rikthyer në gol pas më shumë se 6 muajsh dhe El Sharaawyn. Kuqezinjtë kërkonin të mbyllnin në mënyrë dinjitoze një sezon të komplikuar dhe përballë Torinos luajtën ndeshjen e përsosur duke gjetur golin pas vetëm 18 minutash lojë me “faraonin”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndeshja pozitive e kuqezinjve u komplikua në të 43-tën, kur Zaccardo doli me të kuq nga fusha, megjithatë një tjetër i kuq në të 57-tën për Molinaron, që shkaktoi gjithashtu dhe 11-metërsh i dha Milanit mundësinë për të luajtur sërish me forca të barabarta në fushë e njëkohësisht për të gjetur dhe golin e dytë me Pazzinin.

Kjo ishte penalltia e 10-të sezonale për Milanin, që është gjithashtu dhe një rekord për këtë kampionat. Vulën ndeshjes ja vuri El Sharaawy, që në të 65-tën shënoi dhe golin e 3-0.

3 pikë për skuadrën e Inzaghit, që nga ndeshja e tij e fundit në “San Siro” si trajner i kuqezinjve mund të kujtojë një fitore.ssport

ME TE LEXUARAT