Mëngjesin e të dielës zhvillohet "ndeshja e shekullit"

Sport

ndeshja-shekullitNë orën 02:00 të mëngjesit të ditës së diel, do të përballen Many Pacquiao dhe Floyd Mayweather që konsiderohet pa asnjë dyshim si dueli më i madh i shekullit XXI.

Ka arsye të shumta që kjo ndeshje të quhet si më e madhja e shekullit, duke e ditur se fitimet e shumta që do ketë. Edhe ai që do ta humb duelin do fitojë para të majme, por gjithsesi të dy boksierët kërkojnë frontin. ”Zoti më ka krijuar vetëm për të qenë kampion”, e nisi me këto fjalë boksieri filipinas Pacquiao.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Ky është dueli i shekullit dhe unë jam i gatshëm ta fitoj atë”, u shpreh Mayweather. Bastet favorizojnë amerikanin Mayweather, duke ditur se nga 47 duele në boksin profesionist nuk ka asnjë humbje, për ndryshim nga kundërshtari i tij që në 57 duele ka 5 humbje dhe 2 barazime. Las Vegas do jetë qendra e vëmendjes nesër, qendra e duelit më të shtrenjtë të shekullit. Sipas analistëve, fakt me rëndësi do jetë gjatësia e duarve të Mayweather, pasi amerikani arrin që të zgjasë duart pesë herë më shumë se sa filipinasi i zhdërvjelltë. Ai ka përfituar 300 milionë euro më shumë se Pacquiao në vitin 2014 dhe është dukshëm favorit në këtë duel. Në lojë do jenë plotë 300 milionë dollarë.

ME TE LEXUARAT