Mallakastër, Rama: Në 4 vitet e ardhshme, ndryshim rrënjësor

Aktualitet

rama“Për votën e 21 qershorit çdo familje duhet të mendojë si për një investim që bën për veten e vet. Nuk është votë kjo për të mbajtur me gajret SHQUP-in”, deklaroi Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatit të “Aleancës për Shqipërinë Europiane” në Mallakastër, Shyqyri Kapllani.

Në fjalën e tij, Kryesocialisti Rama tha se kjo është votë për t’i dhënë zgjidhje problemeve që familja ka në raport me jetën jashtë mureve të shtëpisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Këto janë zgjedhe shumë të rëndësishme për fshatin. Asnjëherë në 25 vjet fshati nuk ka pasur mundësinë që ka sot me këto zgjedhje, sepse deri në zgjedhjet e shkuara, fshati ka qenë i lidhur me komuna të vogla, komuna të cilat s’kanë pasur mundësi edhe kur kanë dashur t’i përgjigjen problemeve dhe të zgjidhin hallet e fshatit”, deklaroi ai.

Shefi i qeverisë tha më tej se “në katër vitet e ardhshme, ne në Mallakastër do të hedhim bazat e një ndryshimi rrënjësor dhe rezultatet do të fillojnë të duken shumë shpejt”.

Por, shtoi ai, përpara se të bëjmë këtë, duhet që t’i japim Shyqyriut një mbështetje të madhe, duhet që ta fitojmë këtë bashki me një rezultat shumë bindës.

“Një rezultat që të jetë shprehës i nevojës së secilit dhe çdo familjeje këtu, për ndryshim dhe shprehje e nevojës për të shkuar të gjithë bashkë në drejtimin e duhur”, përfundoi Kryeministri Rama

ME TE LEXUARAT