Ligji i turizmit, reagojnë bizneset

Aktualitet

turizemNe Shqipëri një sipërmarrës është i pirur te investoje më shumë ne ndërtimin e nje pallati, se sa ne një aktivitet biznesi ne hoteleri turizëm. Dhe kjo ndodh si pasoje e barrës se taksave qe rendon sektorin e turizmit, por edhe për faktin se ne vend zyrtarisht kemi vetëm 52 dite sezon turistik, kryesisht ne vere. Nga ana tjetër Shqipërisë do t’i mungojnë investimet madhore ne turizëm, per aq kohe sa qeveria nuk do te ketë nje strategji te qarte te zhvillimit te këtij sektori. Ne projektligjin e ri për turizmin qeveria ka parashikuar qe TVSH, tatimi mbi vlerën e shtuar te ulet ne 10 %. Por serish ky nivel mbetet me i larti krahasuar e vendet e rajonit. Ndërkohë qe zhvillimi i turizmit ne këto vite ka qene me shume spontan dhe jo i organizuar, duke u përqendruar kryesisht ne investimet familjare dhe informale.

ME TE LEXUARAT