Ligji i ri, rikthehet mesatarja për të hyrë në Universitete

Aktualitet

nikolla14Rikthehet nota mestare si kriter për të hyrë në universitet. Kriteri i notës mesatare si dysheme përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Viti akademik 2015 do të rikthejë mesataren për hyrjen në universitetet publike dhe private. Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla, gjatë diskutimeve mbi projektligjin e arsimit të lartë në Komisionin Parlametar, tha se do të jetë Këshilli i Ministrave që do të caktojë pragun, për ata që mund të ndjekin universitetin.

Me ligjin e ri të Arsimit të Lartë universitetet kanë të drejtë të aplikojnë vetë notën mestare për secilin program, lart dyshmesë me vendim qeverie.

Kjo do të ndodhë në rast se ligji kalon në këtë formë në Parlament dhe një maturant nëse nuk ka notë mesatare nuk ka të drejtë të kandidojë për të qënë student as në universitet private dhe as në ato publike në vitin akademik 2016/2017.

ME TE LEXUARAT