Librazhd, gruaja bën padi në polici: Po më cënojnë nderin

Aktualitet

policia-elbasanNjë grua 33 vjeçare nga Librazhdi ka bërë denoncim në polici se ndaj saj po përhapej informacion për t’i cenuar nderin. Nga ana e uniformave blu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 33 vjeçarin A.M., banues në Librazhd.

Mesohet se ndaj tij ka bërë kallëzim penal 33 vjeçarja R.B., banuese në Librazhd e cila e akuzon se ka përhapur qëllimisht informacion që cenon nderin dhe dinjitetin e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dyshohet se mes tyre kishte fërkime për rrethana ende të panjohura. Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për ndjekje të mëtejshme, për veprën penale “Shpifja”.

ME TE LEXUARAT