Lezhë, arrestohet 24-vjecari, mashtroi karburantin me 100 euro false

Aktualitet

policia-lezheeeNjë person u arrestua sot në Lezhë pasi akuzohet se ka mbushur makinën me karburant duke paguar me kartmonedha false.

Burimet zyrtare kanë bërë me dije se nga Struktura e Sektorit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DPQ Lezhë  gjatë ditës së djeshme u arrestua në flagrancë shtetasi Armando Shukullanji, vjeç 24, banues në lagjen Varosh, Lezhë.

Sipas policise, arrestimi i tij u bë pasi,  ndaj tij  ka bërë kallzim një shitës i  karburantit tek “Kastrati”, afër urës së Lezhës. Sipas kallzimit të tij dhe nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shtetasi A.S., ka furnizuar me karburant mjetin tip Audi, me targë AA402JT, duke paguar nepërmjet një kartëmonedhe 100 Euro e cila dyshohet e falsifikuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas hetimeve paraprake mësohet se Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale  “Fallsifikimit të monedhave”.

ME TE LEXUARAT