Kliko per me shume info

Lajmi i fundit : Real Madridi shkarkon Ancelottin

ancelotti2015Real Madrid ka njoftuar një konferencë për shtyp, ku pritet që presidenti i klubit Florentino Perez të publikojë shkarkimin e trajnerit Carlo Ancelotti. Lajmi u be me dije nga Goal.com.

Tekniku italian udhëhoqi Los Blancos vitin e kaluar në triumfin e dyfishtë të spanjollëve, atë në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit, duke vendosur edhe një rekord prej 22 fitoreve radhazi.

Tek Reali, Ancelotti fitoi edhe Kupën e Botës për klube por forma e dobët e skuadres në pjesen e dyte te sezonit të La Ligas dhe fakti se skuadra mbeti pa asnjë titull këtë vit ka mjaftuar që ditët e ish trajnerit të Milanit të përfundojnë në Madrid.
DEKLARATA:
“Sikur mund ta imagjinoni, ka qenë një vendim tejet i vështirë për ne. Por, ne nuk marrim vendime të shpejta”, u shpreh Perez.
“Carlo mbetet në histori të klubit pasi ai na solli ‘la deciman’. Por, na duhet një gjallëri e re në skuadër, për të fituar tituj të re. Kemi një ekip të mirë dhe të talentuar dhe me punë mund të sjellim suksese të reja”, shtoi presidenti i klubit mbretëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>