Laçi fiton për herë të dytë Kupën e Shqipërisë

Sport

kukesi-laciKupa është e Laçit, për herë të dytë në histori. Veliaj dhe James me dy gola spektakolarë i dhanë trofenë por dhe Europën kurbinasve, që me fitoren e Kupës siguruan dhe pjesmarrjen në kompeticionet kontinentale. Një finale e shkëlqyer në kryeqytet, me dy skuadrat që dhuruan një futboll plot ritëm duke dëfryer dhe dy tifozeritë, dhe pse në fund vetëm njëra prej tyre festoi. Kukësi humbi finalen e dytë radhazi, pas asaj të vitit të shkuar me Flamurtarin duke shtyrë ende takimin me trofeun e parë historik. Përpara sfidës, Pero Pejic u vlerësua dhe me “Këpucën e Artë” të Superiores për të dytin vit radhazi, ndërkohë që në momentin që ekipet zbritën në fushë të dyja tifozeritë, dhuruan një koreografi të jashtëkozanshme në shkallët e “Qemal Stafës” të denjë për një finale të vërtetë. Po aq spektakolare sa tifozeritë ishin dhe dy skuadrat në fushë, që kishin zbritur me objektivin e qartë për ta fituar këtë finale në sulm. Laçi pati mundësinë e parë, në të 6-tën, me Stipe Buljan që pa Halilajn t’i mohonte një gol të sigurtë, ndërsa në të 19-tën për bardhezinjtë provoi dhe James por gjeti Malotën në rrugën e tij. Rasti i radhës megjithatë do të përfundonte në rrjetë për Laçin, me Veliajn që ekzekutoi në mënyrë të përsosur një goditje dënimi duke mos i lënë më mundësi reagimi Halilajt.

Përgjigja e Kukësit ishte e menjëhershme me Pejic, që nuk gjeti rrugën e rrjetës. Golin që nuk bëri vetë, kroati ja serviri Hasanit, që në minutën e fundit të pjesës së parë, finalizoi një aksion fantastik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjesa e dyta nuk e humbi shkëlqimin e të parës, madje në të 60-tën, Laçi finalizoi me golin e James një skemë të menduar deri në detaje. Kukësi u përpoq të përgjigjej me një gol po kaq spektakolar. Ideja e Hysajt dy minuta më pas ishte e mirë por jo finalizimi. Tensioni i finales u ndje në të 71-tën, me Malotën dhe Cetkovic, që u ndëshkuan me të verdhë pas një përplasje mes tyre. Në epërsi, Laçi këtë herë mendoi të vihej në mbrojtje të rezultatit dhe diçka të tillë e bëri shumë mirë deri në momentin kur Jemini vërshëlleu për përfundimin e sfidës, që coi trofeun në duart e kapitenit Stipe Buljan, që e ngriti drejt qiellit të kryeqytetit për herë të dytë në histori për skuadrën e Lacit./ssport

ME TE LEXUARAT