Kuvendi, sot paketë ligjesh në fushën e drejtësisë

Kosovë&Rajon

kuvendi-kosoveKuvendi i Kosovës, në një seancë plenare sot ka në axhendë një paketë të ligjeve në fushën e drejtësisë, të prioriteteve edhe drejt liberalizimit të vizave.

“Kjo ka qenë dhe mbetet ndër prioritetet që ndërlidhen me përmbushjen e kushteve dhe kritereve që janë të listuara për liberalizimin e vizave dhe si parakusht për marrjen e vendimit politik të Bashkimit Evropian me qëllim të heqjes së regjimit të vizave për Kosovën”, ka theksuar qeveria në mbledhjen e miratimit të paketës së projektligjeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për gjykatat, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Prokurorin e Shtetit, Projektligji për Përgjimin e Telekomunikimeve dhe Projektligji për kompensimin e viktimave të krimit, shqyrtohen për herë të parë gjatë punimeve të seancës së sotme plenare të Kuvendit.

Këto projektligje janë shqyrtuar dhe përkrahur në parim të premten e javës së kaluar në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, si dhe të Komisionit për Integrime Evropiane.

Për vitin 2015 Qeveria e Kosovës ka parashikuar të përgatisë dhe të dërgojë për miratim në Kuvend rreth 100 ligje

ME TE LEXUARAT