Kujdes, telefoni juaj iPhone mund të marrë këtë virus

Teknologji

iphone72015Një virus i ri i sapozbuluar, bën crash iPhone-in tuaj dhe nuk ju lejon të aksesoni në aplikacionin e mesazheve. Sipas 9to5Mac përdoruesit të cilët marrin një mesazh që përmban një string karakteresh të çuditshme njoftohen se aplikacioni i tyre i mesazheve do të ndalojë së punuari dhe në disa raste, telefoni i tyre do të bëhet automatikisht reboot. Cështja është publikuar fillimisht në Reddit. Teksti është i shkruar Arabisht, megjithatë nuk ka shumë rëndësi ajo çfarë teksti nënkupton por sesi iOS i Apple reagon ndaj tij. Personat të cilët dërgojnë mesazhin, e bëjnë këtë për arsye argëtuese ose me qëllim që të bllokojnë aplikacionin e mesazheve dhe mesazhet që vijnë, por ky virus nuk ndikon në komunikimet midis iPhone-ve. Lajmi i mirë qëndron se nëse ju merrni një mesazh të tillë, keni mundësi ti përgjigjeni me të njëjtin mesazh. Nëse ju keni një pajisje Mac dhe keni iMessage të aktivizuar ju mund të hapni mesazhin dhe ti përgjigjeni dërguesit në të njëjtën mënyrë gjithashtu. Ky është virusi i fundit i frikshëm i iOS, por mund të përmendim se gjatë muajtit Shtator, Apple përhapi një update i cili çaktivizon koneksionin celular dhe lexuesin Touch ID.

ME TE LEXUARAT