Kryeministri Rama për AA: Kam filluar një jetë të re si politikan

Aktualitet

Rama-ne-TurqiKryeministri Edi Rama në një intervistë për Anadolu Agency (AA), vë në dukje bashkëpunimin dhe vëllazërinë natyrale të Shqipërisë me Turqinë duke shtuar se “ajo që është normale është të bëjmë më shumë bashkë, dhe një gjë të tillë mund ta bëjmë”.

Rama shpreh dëshirën për të rritur bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve dhe ftesën e investitorëve turq për të investuar në Shqipëri dhe theksoi se Shqipëria ka potenciale për zhvillim në fushat si Energjetika, Minierat, Bujqësia dhe Industria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka deklaruar se nuk ka pas ndërmend të hynte në politikë. “Kisha një jetë si artist, tani kam një jetë të dytë si politikan, shpresoj se në jetën e ‘tretë’ të jem i lirë”, shtoi ai në intervistën për Anadolu Agency (AA).

Arti dhe politika nuk janë dy fusha që kundërshtojnë njëri-tjetrin tha Rama dhe shtoi: “Të paktën arti është një liri individuale, ndërsa politika është një shprehje e vullnetit të punës në grup. Nëse arti është një dritare që shikon drejt të pamundurës, politika është përpjekja e bërë për të arritur diçka të mundur”.

Pranimi i kritikave është i vështirë edhe në art tha Rama dhe u shpreh: “Por të jesh politikan do të thotë të dish të fitosh ndaj kundërshtarit kur merr kritika”.

Ashtu sikurse intelektualët, shkrimtarët apo artistët të cilët kanë jetuar në kohën e një “regjimi të hekurt”, Rama thotë se ka filluar jetën e tij politikë duke sjell në pah kundërshtimet ndaj sistemit dhe vazhdon: “Hyra në politikë pas ndërrimit të sistemit të regjimit. Kjo ishte një jetë e pa parashikuar nga unë. Politika është diçka që më ka rënë në kokë. Kjo nuk është një jetë të cilën dua ta ndjek deri në pafundësi. Sepse politikanët e sotëm duhet të kuptojnë që koha e detyrës së tyre është e limituar, dhe njëkohësisht edhe koha e të qenit si drejtues e shkurtër. Kisha një jetë si artist, tani kam një jetë të dytë si politikan, shpresoj në jetën e tretë të jem i lirë”.

Rama thotë se në jetën e tij të “tretë” shpreson që do të mund të ketë mundësi të flasë më shumë dhe më gjatë për artin dhe politikën. Ndërkohë Rama është personi i parë që merr pjesë si i ftuar nga “Tryeza e Ideve” si Kryeministër i një vendi

ME TE LEXUARAT