Konferenca ndërfetare në Kosovë bëhet hit botëror në internet

Soft

konfKonferenca ndërkombëtare ndërfetare në Kosovë, e titulluar “Dialogu ndërfetar në kohën e medieve sociale: Jetësimi i agjentëve të ndryshimit, kundërvënia ekstremizmit të dhunshëm dhe gjuhës së urrejtjes”, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe Instituti Ndërkombëtar për Dialog Ndërfetar, në të cilën po marrin pjesë më shumë se 200 pjesëmarrës nga vende të largëta si Afganistani, shtete të Amerikës së Jugut, Nigerisë, dhe zyrtarë të lartë të rrjetit social numër një në botë, Facebook, ka tërhequr interesim të jashtëzakonshëm në mbarë botën.

Njëri nga rrjetet sociale më të njohur dhe më të mëdhenj, Twitter njofton se konferenca ndërfetare në Prishtinë është aktualisht në mesin e dhjetë ngjarjeve më të ndjekura në këtë rrjet social.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Konferenca e sivjetme e nivelit të lartë përfshinë prezantime dhe fjalime kryesore nga liderë botërorë fetarë, ndërmarrës, përfaqësues ndërkombëtarë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe të rinj nga mbarë bota

ME TE LEXUARAT