Kina ndalon me ligj… meteorologët amatorë!

Soft

kınAutoritetet kineze ndaluan sot me ligj të gjithë individët dhe organizmat që publikojnë parashikime jozyrtare të motit.

Shkelësit e ligjit do të gjobiten mbi 8 000 dollarë për publikimin e alarmeve jozyrtare lidhur me motin si edhe të informacioneve false, që bien në kundërshtim me rregullat e njoftuara online nga Administrata Meteorologjike e Kinës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, shkelësit e ligjit do të përballen edhe me akuza kriminale nëse njoftimet e tyre do të rezultojnë shkaktare të pasojave të ndryshme apo të humbjes së pronës.

”Marsin e kaluar, një alarm fals për një supertajfun që po i afrohej provincës lindore kineze, Fujian, u përhap kaq shumë në median sociale, sa shkaktoi anulimin e shumë udhëtimeve nga ana e qytetarëve”, njoftoi gazeta kineze ”Global Times”.

ME TE LEXUARAT