Keti Bazhdari e Voltana Ademi, shpalosin programet në një forum

Politikë

bazhdari-ademiGara e Shkodrës mund të konsiderohet vërtet një nga garat më të bukura të këtyre zgjedhjeve. Jo vetëm që për herë të parë kandidojnë dy femra për bashkinë më të madhe në veri, por edhe për qytetarinë që japin dy kandidatet.Dy kandidatet për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari dhe Voltana Ademi, pas shtrëngimit të duarve, kanë vendosur të përballen bashkë me rininë shkodrane.

Në një takim me të rinjtë e qytetit ato kanë shpalosur programin e tyre elektoral për rininë. Dy kandidatet e mazhorancës dhe opozitës në fund të takimit do të firmosin një kontratë me rininë lidhur me premtimet për ta dhe mbajtjen e tyre.

ME TE LEXUARAT