Keira Knightley bëhet nënë për herë të parë

Showbiz

keiraAktorja e njohur Keira Knightley ka lindur fëmijën e saj të parë.

Nuk dihet diç më tepër rreth lindjes përveç se Knightley dhe burri i saj, muzikanti James Righton janë bërë prind për herë të parë, sipas medieve amerikane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktorja e filmit “The Imitation Game” ka njoftuar për shtatzëninë e saj në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa barkun e fryrë e shfaqi në Academy Awards në muajin shkurt.

Në të njëjtin muaj, aktorja Knightley ka bërë shaka rreth planit të lindjes gjatë një interviste me Ellen DeGeneres.

“Nuk ka ndonjë opsion për ta mbajtur brenda, apo ka?”, tha ajo, transmeton Koha.net. “Kështu që, supozoj se plani im është që ta nxjerr jashtë. Por me sa duket ka më shumë punë rreth planit se sa vetëm aq. Nuk e di se çfarë është ai. Përsëri, plani im është që ta nxjerri jashtë. Do të dalë jashtë”.

Ketra Knightley filloi lidhjen me ish-anëtarin e bendit “Klaxon” në fillim të vitit 2011, dhe çifti është martuar në jug të Francës në muajin maj të vitit 2013.

ME TE LEXUARAT