Japoni, prezantohet telefoni që zhbllokohet me sy

Teknologji

telefoni-zhbllokTelefoni tani mund të zhbllokohet edhe me sy… të paktën në Japoni mund t'i thonë lamtumirë fjalëkalimit.

Operatori NTT DoCoMo ka publikuar dispozitivin Arrows NX F- 04G, të bazuar në një sistem operativ android të Google. Ai integron teknologjinë e njohjes së irisit të syrit, të realizuar nga Fujitsu dhe prezantuar në Kongresin e Fundit të Telefonisë në Barcelonë.Me rastin e konferencës, sipas blogut në Wall Street Journal, drejtori i NTT DoCoMo, Kaoru Kato, konfirmoi porosinë e një pice thjesht duke “fiksuar” ekranin e telefonit. “Ky dispozitiv do të jetë i parë në treg me senson për skanimin e bebes së syrit. Ajo do të jetë në shitje në Japoni deri në fund të muajit, i disponueshëm në tre ngjyra”, thotë Kato.

Fujitsu nuk ka qenë këtë vit kompania e vetme që ka prezantuar një teknologji të tillë për skanimin e syve. Dhe kompania kineze, Zte tregoi në Barcelonë një smartphone me sensor të ngjashëm, Grand S3. Ndërsa koreanojugorja, Samsung, sipas thashethemeve, është duke punuar për një teknologji ad hoc dhe ka prezantuar një model në SHBA për skanimin e bebes së syrit.

ME TE LEXUARAT