Jahjaga mbledh Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian

Kosovë&Rajon

jahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mblodhi sot Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, për të diskutuar rreth kritereve që Kosova duhet të plotësojë për të marrë liberalizimin e vizave.

Në këtë takim ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar, u theksua se ka ende punë për të plotësuar kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian për procesin e liberalizimit të vizave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kur Kosovës i ka mbetur edhe pak kohë që të dërgojë raportin për përmbushjen e kritereve, ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku, tha se ky raport është në gjendje të keqe dhe si i tillë në çfarë gjendje është tani nuk paraqet përmbushje të kritereve.

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, kërkoi që institucionet të përmbushin detyrimet që kanë dhe të mos vonohen edhe më tej në përmbushjen e detyrave për liberalizim, duke theksuar në të njëjtën kohë se ky proces është vonuar edhe nga vala e fundit e migrimeve.

Edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, bëri thirrje Bashkimit Evropian, më konkretisht përfaqësuesit të BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar që të ndikojë në Bashkimin Evropian dhe shqiptarët e Kosovës të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në zonën Shëngen.

Edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa bëri të njëjtën thirrje duke përmendur vështirësitë që kanë qytetarët e Kosovës për aplikim për viza. Ky i fundit përmendi rastet e studentëve, të sëmurëve që kërkojnë shërimin jashtë vendit, personat që familjarët i kanë jashtë vendit dhe nuk mund t’i vizitojnë për shkak të mos-liberalizimit.

ME TE LEXUARAT