ISIS merr përsipër përgjegjësinë e sulmit në Teksas

Bota

isGrupi i Shtetit Islamik mori sot përsipër për herë të parë përgjegjësinë e një sulmi në SHBA, kundër një takimi të një organizate islamofobe të dielën në Teksas dhe kërcënoi se do të kryente sulme të tjera.

“Dy ushtarë të kalifatit kanë kryer një sulm kundër një ekspozite të karikaturave ndaj profetit në Garland, Teksas, Amerikë”, konfirmoi organizata që ka shpallur një ”kalifat” në Irak dhe në Siri, në buletinin radiofonik të përditshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sulmi ndodhi në lagjen e madhe të Dallasit, ku po zhvillohej një konkurs me karikaturat e Muhamedit, organizuar nga shoqata amerikane ”Freedom Defense Initiative”, konsideruar si islamofobe.

Një polic ka vrarë dy personat e armatosur rëndë, të cilët po përpiqeshin të sulmonin këtë ekspozitë.

“Dy vëllezërit kanë hapur zjarr mbi ekspozitën duke plagosur një polic, para se të vriteshin gjatë shkëmbimit të zjarrit”, shtoi Shteti Islamik, para se të kërcënonte SHBA-në.

“Ne i themi Amerikës se ajo që po përgatisim do të jetë më e rëndë dhe më e hidhur. Ju do të shikoni gjëra të tmerrshme që do të kryehen nga ushtarët e Shtetit Islamik”, kërcënojnë xhihadistët.

Sipas medias amerikane, dy islamikët e dyshuar ishin Elton Simpson, 31 vjeç dhe Nadir Soofi, 34 vjeç, të cilët ndanin sipas ”Los Angeles Times” një apartament në Phoenix, në Arizona

ME TE LEXUARAT