Isabelle Servoz Gallucci, shefe e re e Zyrës së KE-së në Kosovë

Kosovë&Rajon

isabelle Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka pritur sot shefen e re të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, znj. Isabelle Servoz Gallucci, të cilën e ka uruar për pozitën e re dhe e ka informuar për reformat që po bënë Kosova në drejtim të avancimit të agjendës evropiane, njofton kumtesa ministrore.

Duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe përkrahjen që Këshilli i Evropës i ka dhënë Kosovës në shumë fusha përfshirë edhe procesin e integrimit në BE, ministri Çollaku e ka njoftuar se Qeveria e Kosovës po bënë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kurse shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës, Isabelle Servoz Gallucci, ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen dhe bashkëpunimin konform prioriteteve të Qeverisë së Kosovës.

ME TE LEXUARAT