Irak, 17 të vrarë nga sulmet me bomba

Bota

irakPolicia dhe zyrtarët e spitalit thonë se së paku 17 persona janë vrarë në sulme të ndryshme në tërë Irakun më 10 maj.

Sulmi më i madhë është bërë në qytezën e Tamijah, ku një veturë bombë e ka goditu një pikë kontrollë, duke vrarë së paku 5 persona dhe lënduar 10 të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë kanë vazhduar luftimet në mes të forcave të sigurisë dhe militantëve të Shtetit Islamik në krahinën perëndimore të Anbarit ku forcat irakiane kanë lansuar një ofenzivë të madhe nga muaji i kaluarme qëllim që të merret kjo zonë nga kontrolli i grupit esktremist sunit.

Burime të spitalit në Falluxhan që kontrollohet nga Shteti Islamik thonë se tre banorë vendës janë vrarë dhe 11 të tjerë janë lënduar nga të shtënat pa kontroll dhe granatimi.

Zyrtarët thonë se së paku 45 luftetarë të Shtetit Islamik janë vrarë në operacionin ushtarak në Garma, afër kryeqytetit rajonal të Ramadit.

ME TE LEXUARAT