Haradinaj i përgjigjet akuzave të Gruevskit: Qeveria e Shkupit, paranojake

Kosovë&Rajon

haradinajKryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se ajo që ndodhi në Kumanovë është pjesë e fushatës për të krijuar armiq.

“Qeveria e Maqedonisë vuan nga paranoja që gjithmonë kërkon të krijojë armiq, me të vetmin qëllim për të krijuar frikë dhe më pas të ketë nën kontroll gjithçka. Pasi aktualisht ne kemi Qeveri të dobët në Kosovë, po vuajnë edhe shqiptarët rreth nesh. Në Ballkan sot është realitet se kemi të bëjmë me qeveri të korruptuara, që duhet ndryshuar”, deklaroi për INA, Ramush Haradinaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, Kosova dhe qytetarët e saj, por edhe qytetarët e vendeve të tjera të rajonit meritojnë për një qeverisje të mirë duke ndëshkuar qeverisjen e keqe.

"Në Kosovë me luftë fituam më të shtrenjtën liri e me pas edhe pavarësinë, por tani jemi para një beteje me qeverisjen e keqe. Atë duhet ta zëvendësojmë me qeverisje të mirë ta kthejmë shpresën se ne dimë të udhëheqin dhe dimë të mbajmë shtet”, deklaroi Haradinaj.

ME TE LEXUARAT