Haradinaj e quan gabim rivarrosjen e heroit jashtë Boletinit

Kosovë&Rajon

haradinajKreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur gabim që eshtrat e Isa Boletinit të varrosen diku tjetër, pos në kullën e heroit, që siç ka thënë ai i bëri ballë shumë stuhive.

“Kulla e Isa Boletinit në Boletin të Mitrovicës i ka rezistuar të gjitha stuhive të vështira nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë. Ajo nuk është vetëm kullë. Kulla e Boletinit është simbol i luftës tonë kundër tkurrjes së trojeve tona”, ka thënë Haradinaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Eshtrat e Isa Boletinit janë pjesë e rëndësishme e testamentit që ruan kjo kullë ndër breza dhe aty duhet të rivarrosen. Është gabim nëse rivarrosen eshtrat e Isa Boletinit kudo tjetër përveçse në Boletin”, ka shtuar ai.

Sot, ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka qëndruar në Tiranë, ndërsa bashkë me kryeministrin Edi Rama kanë lajmëruar se përfundimisht eshtrat e heroit kombe[tar, Isa Boeltini do të rivarrosen në Vlorë.

ME TE LEXUARAT